INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Hyrrem' fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ja gjinia bebushit [FOTO]

'Hyrrem' fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ja gjinia bebushit [FOTO]

Publikuar më: 20:28 08-09-2020

Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.

Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur!


Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë dhe është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël. Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit. Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare e cila quhet Lara.


Teksa i është përkushtuar biznesit të saj në Berlin, aktorja shumë e dashur për publikun është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Gjatë hapjes së lokalit të saj, Meryem u shfaq e veshur me një këmishë të bardhë dhe një fustan me kuadrata.

Barku i saj i rrumbullakosur ra shumë në sy dhe aktorja dukej tepër e lumtur, teksa buzëqeshte gjatë gjithë kohës.

“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”- ka treguar më herët Meryem.

A5D0E1DB-D182-4863-A9CC-EE3327A89A3D-300x309.jpgF3EA1AAD-68A2-4C23-BD11-D092C920B459-300x367.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877