Elsadi Hysaj është me shumë mundësi do të largohet këtë verë nga Napoli. Të shumta janë lajmet se mbrojtësi do të kalojë tek ekipi I Chelsea ku pritet të bashkohet me trajnerin Sarri.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Napoli ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke gjetur një zëvendësues nëse Hysaj vendos të largohet.
Sipas gazetës italiane, Napoli synimi është Sime Vrsaljko që luan për skuadrën e Atletico Madrid. Nëse Napoli akordohet me Atleticon për të marrë shërbimet e mbrojtësit atëherë do ti duhet të paguaj një klauzolë prej 50 milion euro për ta bërë të tyrin Vrsaljko.