INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hysaj dhe Kukeli të bindur: Nuk ka mbaruar cikli [VIDEO]

Hysaj dhe Kukeli të bindur: Nuk ka mbaruar cikli [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 06-06-2017

Nuk është Shqipëria që jemi mësuar të shikojmë, por Kombëtarja jonë kërkon të ringrihet pas kolapsit në Luksemburg. Duke nisur nga sfida kualifikuese në Izrael, me Elseid Hysajn që pranon se pavarësisht shijes së hidhur që ka lënë humbja, Kombëtarja është e bashkuar dhe atmosfera mbetet e mirë.

Elseid Hysaj

Është një moment i keq por këto gjëra ndodhin në futboll dhe duhet ti kalojmë. Kjo ndeshje e humbur në Luksemburg na ka vrarë më tepër se zakonisht. Tani duhet të kthehemi të jemi një grup fantastik, të qëndrojmë bashkë dhe të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Atmosfera në skuadër? Jemi grup fantastik, jemi të gjithë të bashkuar. Jemi gati të tregojmë vlerat tona në Izrael dhe duam të tregojmë se gabojnë ata që grupi është përçarë. Ne kemi qenë së bashku dhe të qeshur. Duhet ti rregullojmë gabimet që kemi bërë prej ndeshjes me Izraelin. Po luajmë mirë, por kur nuk fiton loja e mirë nuk shërben shumë. Por, duhet të krijojmë një lojë dhe një taktikë të tonën.

Sipas yllit kuqezi, ambicia e lojtarëve mbetet të përsërisin kualifikimin historik në Kampionatin Europian. Hysaj nuk pranon të flitet për fundin e një cikli në Kombëtare, ndërsa hedh poshtë mundësinë e largimit të trajnerit De Biasi pas ndeshjes në Izrael.

Elseid Hysaj

Trajneri e ka bërë punën e tij, por edhe ne e kemi bërë punën tonë. Tashmë të gjithë bashkë duhet ti tregojmë botës se kush jemi edhe të fitojmë. Të gjithë kemi ambicie, pas Europianit të gjithë do të dëshironim të shkonim në Rusi. Duhet të mendojmë për të ardhmen për një tjetër kualifikim.

Fundi i ciklit në Kombëtare? Kjo është fjalë shumë e madhe, sepse fundi i një cikli do të thotë fundi i një skuadre. Ne jemi ende këtu, kemi shumë lojtarë të rinj. Besoj që cikli nuk ka mbaruar, por sapo ka nisur. Mediat italiane De Biasi ikën pas Izraelit? Nuk i lexoj këto lajme. Në Itali flitet shumë për këdo, për futbollistët. Për mua thanë që do të ikja te Barcelona, por nuk është e vërtetë. Nëse do të largohej trajneri do të na e thoshte, por ai nuk na ka thënë gjë dhe nuk besoj se është e vërtetë.

Objektivi në duelin e 11 Qershorit në Haifa është fitorja, për ta mbyllur të qetë sezonin futbollistik, ndërsa fakti se cili do të jetë kapiten për Hysajn nuk përbën çështje.

Elseid Hysaj

Për mua është finalja e vitit. Sepse pas fundit të kampionatit, mbyllet edhe sezoni. Dëshiroj ta mbyll me një fitore për ta mbyllur të qetë dhe të gëzuar. Kam besim te skuadra, te vetja te trajneri dhe të të gjithë. Do të shkojmë për fitore në Izrael dhe pas ndeshjes do të flasim sërish. Cili do të jetë kapiten? Shiriti nuk është problem. Kushdo që ta ketë… Thjesht duhet të hyjmë në fushë dhe të japim 100 për qind. Po flitet shumë për atë shirit kapiteni, por shiriti i vërtetë është fitorja.

Nga Kombëtarja tek e ardhmja në klub, me mbrojtësin e djathtë që do të luajë edhe sezonin e ardhshëm te Napoli, ku kërkon të fitojë trofe.

Elseid Hysaj

A do të qëndrojë Hysaj te Napoli? Besoj që po. Gjendem shumë mirë aty. tifozët janë fantastikë, qyteti është shumë i bukur. Besoj që do të qëndroj, me shpresën se do të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm dhe më pas do të flasim sërish.

Nga Stambolli, Elseid Hysaj kishte edhe një dedikim special.

Elseid Hysaj

Kam një dedikim: një vit fejesë dhe dua ta uroj bashkëshorten time, meqënëse jemi larg.

Fjalia e parë e Burim Kukelit në konfërencën për shtyp nga Turqia pasqyrn situatën delikate që po kalon Kombëtarja Shqiptare pas humbjes në miqësoren e L uksemburgut. Mesfushori kuqezi e pranon se skuadra nuk arrin të reagojë por ai shikon nga e ardhmja dhe ndalet te ndeshja zyrtare me Izraelin duke shpresuar te një fitore.

“Është moment shumë i vështirë sidomos pas 5 humbjeve. Nuk e kemi pritur as ne, por mundoemi të japim maksimumin”.

Burim Kukeli…”Jemi gati, mendoj se tani në lojë me Izraelin i vetmi shans është fitorja që t’i afrohemi vendit të tretë. Shpresoj që të jemi të gjithë gati për të marrë fitore”.

Kukeli nuk e pranon se pas europianit skuadra nuk arrin të gjejë motivim. Sipas tij, skuadra duhet të fokusohet te objektivat për të ecur përpara.

“Nuk jemi të ngopur edhe pse arritja në europian ishte një sukses shumë i madh. Cdo lojtar duhet të japë maksimumin për kombëtaren, por tashmë misioni bvëhet i vështirë dhe duhet të arrijmë vendin e tretë sepse për ne vlen shumë. Në futboll gjithcka është e mundur dhe këte e kemi treguar me fitoren në Portugali. Do të undohemi të bëjmë një hap përpara dhe nëse fitojmë në Izrael do të jemi në rrugën e duhur”.

Në Kombëtare, Kukeli është aktivizuar shpesh herë edhe në qendër të mbrojtjes, por ai thekson se ky nuk është një problem për të.

“Edhe në Europian kam luajtur qëndërmbrojtës. Është një pozicion që di ta bëj sepse nuk ka shumë ndryshim me pozicionin tim. Është interesante për mua sepse asnjëherë nuk është vonë të mësosh gjëra.

Mendoj se nuk duhet të mendojmë shumë për skemën se si luan kundërshtari por te vetja jonë dhe të japim maksimumin”.

Në fund, Kukeli jep një mesazh edhe për të gjithë shokët e skuadrës, duke theksuar se ajo disfatë në Luksemburg duhet të shërbejë për të korrigjuar gabimet e bëra.

“Me Luksemburgun jemi mërzitur shumë por duhet të mësojmë nga gabimet e bëra”

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415