INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hysaj e Sadiku besojnë te kualifikimi i Shqipërisë.

Hysaj e Sadiku besojnë te kualifikimi i Shqipërisë.

Publikuar më: 23:04 15-06-2016

Ishte një ndër më të mirët në fushën e blertë, si në aksionet mbrojtëse edhe në ato sulmuese. Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, beson në kualifimin e Shqipërisë në fazën tjetër, duke thënë se do të japin maksimumin ndaj Rumanisë.

“Po zhgënjim i madh, fati nuk na ndihmoi. Në minutën e fundit pësuam, por nuk kemi nuk kemi çfarë të bëjmë. Shqipëria duhet të jetë krenare”. “Këtu kemi ardhur që të fitojmë dhe të kualifikohemi. Kemi shpresë në ndeshjen e fundit. Ajo është beteja e fundit që duhet ta fitojmë”  tha Hysaj.

Armando Sadiku nuk arrin ta fshehë zhgënjimin e madh pas kësaj humbjeje të dhimbshme e cila erdhi vetëm në minutat shtesë dhe për më tepër pas një një ndeshjeje heroike që kishte bere deri në ato momente Shqipëria. 

“Jemi shumë të hidhëruar që pësuam një gol në fund. Mund të kishim pësuar më shpejtë për të ndryshuar skemat dhe të reagonim, por na vjen keq që pësuam në fund. Jam munduar të jap maksimumin. Ishim të pafat në momentin e shtyllës. Trajneri më dha shumë detyra teksa unë u detyrova të kthehem pas për të ndihmuar shokët e skuadrës. Sot kemi bërë një ndeshje të mirë, por kishim përballë Francën kualitetet e të cilës dihen. Ndaj Rumanisë do të japim maksimumin për të marrë 3 pikët.”

Article Logic
Execution time: 0.004011869430542