INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hysaj flet për dy ndeshjet e Kombëtares: Tifozët të na mbështesin

Hysaj flet për dy ndeshjet e Kombëtares: Tifozët të na mbështesin

Publikuar më: 14:38 31-08-2017

Në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, Elseid Hysaj u bëri thirrje tifozëve që të jenë prezent në “Elbasan Arena” dhe shprehu bindjen se shqiptarët nuk kanë për t’i lënë kurrë vetëm.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtësi i Napolit foli për rëndësinë që kanë dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare.

 “Besoj që duhet të shikojmë ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin, të fitojmë se është e rëndësishme pastaj për Maqedoninë. E dimë që Maqedonia është më e përgatitur me lojtarë me shumë emër. Por futbollit nuk i dihet si shkon, duhet të fitojmë të parën që të shkojmë me entuziazëm në ndeshjen e dytë”, u shpreh fillimisht ai.

 “Tifozët duhet të vinë gjithmonë të na përkrahin. Ky nuk është një ekip kampionati që e sheh të shtunën e të dielën çdo fundjavë. Jemi futbollistë që luajmë për kombin, siç bëjnë ata që përkrahin kombin. Ata bëjnë mirë që të na japin një dorë, jam i bindur që do ta bëjnë se shqiptarët nuk na kanë lënë asnjëherë vetëm”.

Gjithasht mbrojtësi shkodran ka folur edhe për ndryshimet taktike mes De biasit dhe Christian Panuccit.

 “Të gjithë trajnerët kanë një mënyrë ndryshe të stërvitjes dhe lojës, besoj se do të ndryshojë diçka. Jo aq shumë sa mendojnë të gjithë, të shohim të shtunën si do vendosi trajneri, çfarë kërkohet më shumë. Tani janë stërvitjet e para dhe po njihemi ende me njëri-tjetrin”.

Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107