Elseid Hysaj, pas humbjes kundër Italisë u shpreh: “Ishte bukur të luaje kundër Italisë. Mund të merrnim diçka më shumë. Mund të kishim shfrytëzuar mundësitë që kishim për të shënuar, por tani s’kemi ç’bëjmë.
Nuk na dëmtoi shumë fakti që pësuam shpejt, sepse 1-0 edhe mund ta barazosh. Kundër Italisë duhet të shfrytëzosh çdo moment që të paraqitet para portës.
Insinje mori notën më të ulët? Më vjen keq për të, sepse kishte kohë që nuk luante me Kombëtaren. Por, më vjen mirë për vete, sepse në të kundërt do të na lodhnin kokën napolitanët (qesh). Vendi i 3-të? Eh, duhet ta harrojmë për një moment këtë gjë, sepse duhet të marrim ndeshjet njëra pas tjetrës”, përfundoi Hysaj.