Hysaj prej kohësh është përfolur për një largim nga ekipi i Napolit drejt “zikaltërve”.
Pas ikjes së Zanetit dhe Maikonit, Interi nuk ka gjetur dot lojtarë të besueshëm dhe që të nxjerrin skuadrën përpara. Këtë verë Spaleti nëse qëndron do me patjetër një mbrojtës krahu të djathtë.Dhe përveç Danilos së Mançester Sitit,
Spaleti kërkon edhe Hysajn. Sipas mediave trajneri i zikaltërve është i bindur për shqiptarin, pasi Martusielo, ndihmësi i tij i jep garanci teknike. Ky i fundit e ka njohur Hysajn te Empoli dhe i ka mbushur mendjen Spaletit, për të transferuar mbrojtësin shqiptar në Milano gjatë verës.