Hyundai është kompani koreano-jugore e prodhimit të makinave me selinë qendrore në Seoul.
Historiku i prodhimit të kompanisë Hyundai fillon në vitin 1967 dhe aktualisht marka koreane operon në tregun ndërkombëtar të prodhimit të makinave duke arritur një kapacitet vjetor prej 1.6 milonë njësi makinash të prodhuara.
Kompania Hyundai aktualisht ka distributor shpërndarjeje në 193 shtete të botës.
Këtë herë kemi përzgjedhur t’ju prezantojmë modelin “Tucson” për vitin 2018.
Hyundai Tucson i ri vjen me dy modele cilindatash për motorin, cilindrata 2.0 me me 164 kuaj fuqi me katër pistona dhe cilindrat 1.6 me 4 pistona me turboçarxher që gjeneron 175 kuaj fuqi dhe ka një transmision automatikë me 7 raporte.
Përsa i përket sigurisë në rrugë Hyundai Tucson është vlerësuar maksimalisht me 5 yje nga organizata e testimit të sigurisë në automjete “NHTSA” dhe është konsideruar gjithashtu si një nga fuoristradat më të sigurta të prodhuara për vitin 2018, çmim i dhënë nga organizata “IIHS” për përballimin brenda kushteve të lejuara teknike të gjashtë testeve të aksidenteve të improvizuara.
Hyundai Tucson ka një monitor qendror prej 7.0 inçësh dhe sistemet teknologjike si Apple CarPlay dhe Android Auto, SiriusXM, radio satelitore HD.
Përsa i përket sistemeve të sigurisë, Hyundai Tucson ka në bord, sistemin e frenimit automatik në bazë të qarkullimit dhe sinjalistikës rrugore, sistemin e kamerave me sinjal akustikë për parkim, respektimin e lëvizjes brenda korsive të rrugës.
Modeli i ri i Hyundai Tucson për vitin 2018 ka një çmim bazë prej 18.400 euro plus koston për opsionet shtesë.