INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I adoptuar apo jo? Blendi Fevziu zbulon të vërtetën e familjes [FOTO]

I adoptuar apo jo? Blendi Fevziu zbulon të vërtetën e familjes [FOTO]

Publikuar më: 21:45 20-10-2018

Blendi Fevziu është padyshim një prej emrave më të rëndsishëm të gazetarisë shqiptare.

Gjerësisht Blendi njihet për punën dhe emisionin e tij, por shumë pak dimë rreth jetës së tij private e familjare duke qenë se dhe daljet publike në emisione të tjera i ka mjaft të rralla.

Para disa kohësh në media qarkulloi lajmi se Blendi Fevziu ishte i adoptuar dhe ka ndërruar mbiemrin nga Bregasi në Fezviu.

Më në fund Blendi duket se vendosi t’a sqaronte njëherë e mirë këtë “mit” në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj.

”Ky është një vend shumë i çuditshëm. Shtëpitë atëherë llogariteshin me kurora dhe në shtëpinë ku rrinim ne kishim një dhomë më tepër, në të cilën fusnim qeraxhinj. Komunizmi fuste qeraxhinj nëpër dhoma dhe në momentin që qeraxhiu doli dhe ne e morëm shtëpinë, u kujtua dikush që të thoshte se këta kanë një dhomë tepër në shtëpi. Pra meqënëse kanë një dhomë tepër, duhet t’ju fusim një qeraxhi tjetër. Atëherë unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, në mënyrë që ai që ishte i pamartuar, të kishte në ngarkim dikë që të kishte një dhomë më vete. Kjo ishte një histori,” ka treguar Fevziu.

blendi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783