Rina Balaj dhe Tayna janë ndër artistet më të dëgjuara dhe më të komentuara të momentit. Ndonëse për to lexojmë shpesh se i bëjnë “diss“ me njëra-tjetrës, sot këngëtarja e njohur kosovare Arta Bajrami ka akuzuar të dyja reperet për kopjim.
Ajo ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “ Ni sken të klipit ma ka kopju ni tipk se une moti e kom publiku qat sken ma moti, po jom msu mem kopju si gjith në krejt aspektet, po Arta sun boheni kurr, yll të muzikës stë bojn Make Up artistat e shtrejt as kerkushi po veç vokali e talenti, e vjedhni se bari spo hajm”.
Ajo më tej ka vazhduar duke postuar disa foto, ku i akuzon të dyja reperet edhe përsa i përket stilit të veshjes.