INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I akuzuar për korrupsion, Apeli shpall të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve

I akuzuar për korrupsion, Apeli shpall të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve

Publikuar më: 13:54 19-09-2018

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm ish drejtorin e Burgjeve Artur Zoto, i cili ishte dënuar me 5 vjet burg për korrupsion. Dënimi për Artur Zoton ishte dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, por sot Apeli shpalli të pafajshëm Zoton, dhe urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij nga burgu.

Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me prokurorinë.

Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725