INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I akuzuar për pedofili, misteri i vdekjes së multimiliaderit, mik i Trump e Clinton

I akuzuar për pedofili, misteri i vdekjes së multimiliaderit, mik i Trump e Clinton

Publikuar më: 13:08 11-08-2019

FBI ka hapur një hetim zyrtar për të zbuluar sesi financuesi amerikan, Jeffrey Epstein vrau veten në burg, ndërsa priste gjyqin për akuzat për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh.

Trupi pa jetë i Epstein u gjet të shtunën në mëngjes rreth orës 7:30 minuta. Financieri ishte nën vëzhgim që pas 23 korrikut, kur u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij, pas shenjave të rënda në fyt. Siç duket ka qenë një tjetër përpjekje për vetëvrasje.

Pas vdekjes së tij kanë nisur të shfaqen edhe teori konsipirative.

Epstein, 66 vjeç, deklaroi fillimisht se ishte i pafajshëm për akuzat e trafikimit të minorenëve dhe abuzimeve seksuale.

Vdekja e tij erdhi një ditë pasi u publikuan qindra faqe dokumente gjyqësore që zbuluan pretendime të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të profilit të lartë.

Epstein, i lindur në New York, ka punuar si mësues përpara se të kalonte te financa.Para çështjeve penale kundër tij, ai ishte i njohur për pasurinë e tij dhe lidhjet e profilit të lartë.

Ai shpesh është parë duke u shoqëruar me të pasur dhe të fuqishëm, përfshirë Presidentin Donald Trump, ish-Presidentin Bill Klinton dhe Princin e Mbretërisë së Bashkuar, Andrew.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938