Vdekja e parakohshme e një prej aktorëve më të njohur të kinematografisë botërore, Paul Walker, vetëm në moshën 40 vjeçare, i trishtoi të gjithë fansat e tij anembanë botës.
Pas më shumë se 5 vitesh, do të vijë një dokumentar mbi jetën e aktorit të famshëm të serisë së filmave “Fast & Furious”.
Dokumentari “I am Paul Walker” do të dalë më 11 gusht dhe eksploron jetën dhe karrierën e aktorit të njohur, i cili fitoi zemrat e të gjithëve falë rolit të tij si Brian O’Conner në hitet e “Fast & Furious”.