Me lirimin e masave ka filluar edhe mbajtja e aktiviteteve e koncerteve muzikore.
Një të tillë do të mbante Tayna mbrëmën (e premte) në Tiranë por iu anulua në momentin e fundit.
Përmes rrjeteve sociale reperja ka reaguar e revoltuar duke zbuluar arsyen e anulimit dhe duke iu kërkuar falje fansave.
“Anulohet koncerti sepse corona ngjitet prej orës 10 të mbrëmjes dhe prej muzikës. Studim i ri shkencor ky. Kërkoj falje të gjithë atyre që kanë rezervuar. Shihemi herën tjetër! Ju dua”, ka shkruar artistja.
Pra siç duket ka ndodhur përshkak të orës së vonë të koncertit gjë e cila nuk lejohet akoma përshkak të masave Anti-covid.