INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ati i Florencit tregon se duan t’i mbysin djalin, Noizy preket dhe reagon kështu [FOTO]

I ati i Florencit tregon se duan t’i mbysin djalin, Noizy preket dhe reagon kështu [FOTO]

Publikuar më: 17:48 22-12-2017

Rasti i 23-vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj i cili u dhunua pa mëshirë në burgun e Marsejës në Francë ka marrë vëmendjen e mediave dhe shumë personazheve të njohur shqiptare. Njëri prej tyre që ka ngritur zërin më shumë është reperi i njohur, Noizy. Ai përveçse është tronditur tej mase nga kjo ngjarje ka dashur që të gjithë të tregohen humanë dhe teksa ka parë një titull lajmi, ai ka shpërndarë në rrjete sociale duke mbishkruar:

“Në burg nuk lejohet rripi dhe as lidhse këpucësh per të bërë vetë vrasje, une besoj se gardianët e burgut e kanë keqtrajtuar Florencin dhe duan ta mbyllin çështjen sa më para. Lutuni për Florencin, se vetëm lutja ka mbet #FlorencitMosTiaHeqinAparatin”

Por me anë të postimit të shumtë janë komentet, të cilat edhe kane shqetësuar reperin, i cili me shkrim kapital iu referohet në koment të gjithëve që të bëjnë të paktën një postim lidhur me këtë çështje.

“NUK DUA KOMENTE, JU LUTEM TE GJITHVE TE POSTONI PER KETE, BOLL ME JETEN FALLCO QE TREGONI NE INSTAGRAM SE ASNJI NUK I KA KUSHTET ASHTU SIÇ HIQET NE INSTAGRAM, MOS TIU VI KEQ PSE PO I PRISHNI PAK POSTIMET PERFEKTE QE KENI, JU LUTEM TE GJITHVE”,- shkruan Noizy i prekur, siç mund ta shihni dhe në foton më poshtë./intv.al/  

hmiui.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046660900115967