INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bënë atentat me eksploziv, flet për herë të parë Presidenti i Kamzës

I bënë atentat me eksploziv, flet për herë të parë Presidenti i Kamzës

Publikuar më: 22:39 21-08-2017

Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin ndaj presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, të cilit iu vendos eksploziv në makinë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në zonën e Bathores.

‘BalkanWeb’ raporton se Qarri ishte në një lokal kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa makinën tip “Hummer” e kishte parkuar pranë lokalit. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Në dëshminë e tij paraprake, presidenti i Kamzës ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola nga lokali dhe pashë makinën time. Mendova se është shkëndijë elektrike. Makina kishte mbi 5 orë e parkuar. Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam as borxhe dhe s’i frikësohem askujt”- ka thënë Qarri. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dijese një nga pistat ku po hetohet është ajo për çështje borxhesh. Naim Qarrri është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996