INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bën shefi juaj këto 3 gjëra? Lum si ju!

I bën shefi juaj këto 3 gjëra? Lum si ju!

Publikuar më: 12:18 23-10-2018
Kur bëhet fjalë për të diskutuar rreth shefave, nuk janë të shumtë rastet ku ai lavdërohet.
Menjëherë të vjen në mendje përgjegjshmëria e punës, produktiviteti dhe orari. Sipas intv.al duhet të marrim edhe anën pozitive, pasi detyra e tij nuk është aq e lehtë sa duket. Nëse shefi juaj bën këto 3 gjëra me siguri është i mirë:
1. Ju motivon
Nëse ai ka  cilësi të larta komunikimi dhe profesionalizmi me siguri keni të bëni me një shef të mirë. Motivimi i punonjësit  është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjë një shef. Ai mund të jua japë me mënyra të ndryshme, por me rëndësi është që nuk e harron këtë gjë.
2. Komunikim të mirë
Sipas intv.al nëse e ka të mirë komunikimin dhe shpeshherë i sqaron gjërat në lidhje me punën keni të bëni me nje shef të mirë. Zgjidhja e problemeve nëpërmjet kësaj mënyre është një ndër vetitë e tij më të mira. Nuk ju fajëson, por përpiqet të gjëjë mënyrën e duhur për të ecur përpara në punë.
3. Ju beson
Shefat që i besojnë punonjësit e tyre janë të aftë ta menaxhojnë punën shumë mirë. Ata nuk nuk ju stresojnë dhe krijojnë një atmosferë pozitive në vendin e punës. Nëse ju i shprehni diçka që ju shqetëson, ata nuk dyshojnë direkt por ju japin ndjesinë që po ju besojnë. Sipas intv.al mënyra e tyre e sjelljes ndaj punonjësit e bën punën më shumë të organzuar.
Burimi: INC
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326