INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bënë ''namin'' pasi tha ''kam fobi njerëzit e shëmtuar'', reagon ashpër Aurela Hoxha: Njerëz të mirë…[FOTO]

I bënë ''namin'' pasi tha ''kam fobi njerëzit e shëmtuar'', reagon ashpër Aurela Hoxha: Njerëz të mirë…[FOTO]

Publikuar më: 16:13 16-11-2018

Aurela Hoxha ka qenë e ftuar në emisionin “Pop Culture” ku ajo foli për karrierën si modele dhe gjithashtu edhe për jetën e saj private. Një ndër pyetjet e moderatorit ishte, nëse i paragjykonte njerëzit nga pamja e jashtme. Dhe ndër të tjera Aurela tregoi:

“Realisht po. Do doja të thoja jo, por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë, se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon, që në klasë të parë kishte një zotëri të shëmtuar, që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën, sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”.

Kjo përgjigje ka bërë që shumë njërëz online ta sulmojnë modelen me fyerje dhe me fjalë nga më banalet.

Pas shumë keqkuptimeve të krijuara nga kjo deklaratë, Aurela ka reaguar sërish në Instagram, duke thënë se e kishte fjalën për ata njerëz që nuk janë të bukur por të ëmbël dhe që ju lexohet në fytyrë shpirti i mirë:

“Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”.

peace.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039