Një 17-vjeçar me iniciale A.B ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi shantazhonte një vajzë se do t’i publikonte foto dhe video intime.
Ajo i ka dhënë në këmbim para dhe bizhuteri floriri.
Është mësuar se 16-vjeçarja me iniciale D.K i ka dhënë djalit në periudha të ndryshme kohore 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka referuar materialet hetimore të riut në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shkruan jeta osh qef.