INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘I bëra bllok’/ Personazhi i njohur shqiptar zbulon sherrin me Elvana Gjatën: Më hoqi…[FOTO]

‘I bëra bllok’/ Personazhi i njohur shqiptar zbulon sherrin me Elvana Gjatën: Më hoqi…[FOTO]

Publikuar më: 09:33 08-05-2020

Një vit më parë, mes këngëtares Elvana Gjata dhe koreografit Tan Brama, ndodhi një konflikt, pasi ky i fundit e cilësoi si xheloze ndaj artisteve të reja. Së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, në RTV Ora, ai ka sqaruar të gjithë ngjarjen.

Sipas koreografit, Elvana e përjashtoi nga trupa e saj e baletit, pasi ai kishte performuar dhe për këngëtaren Kida.

Brama është shprehur se që nga ajo kohë ata nuk ndiqen më në Instagram, dhe pasi i ka bërë bllok, ai është kontaktuar nga menaxheri i këngëtares.

‘Në momentin që më hoqi nga Instagrami unë i dhashë bllok. Thashë më mirë bllok se unë e njoh prej kohësh Elvanën. Nuk e njoh sot dje dhe u bëmë miq, dhe se prisja faktikisht. Më shkruajti menaxheri i vet dhe i thash që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thash kështu ndodhi dhe kaq. Por më pyetën pse s’je më trupa baletit. Nuk është normale të hiqesh nga trupa, pse more pjesë ti tek Kida. Unë jam artist, unë shkoj ku të mundem, sepse prandaj kam investuar tek vetja. Ne nuk kemi patur ndonjë kontakt. Edhe balerinët e tjerë që ishin me mua shkonin te Nora Istrefi dhe të tjerë këngëtarë’, tha Tan Brama.

Më tej, ai ka shtuar se Elvana nuk është përpjekur t’i prish punë tek artistët e tjerë.

‘Elvana nuk është vajzë kështu. Nuk të prish punë. Mund të marri inat për momentin, megjithatë është një artiste e mire’, përfundoi koreografi.

fff.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438