Deri dje gjithçka qarkulloi në formën e një thashethemi, por më pas erdhi konfirmimi më i sigurt! Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin janë fejuar zyrtarisht. Dyshja e famshme janë tashmë çifti më i ri cool që i shtohet botës së showbiz-it.
Por, nuk do të ishim kaq të sigurt, nëse këtë fakt nuk do e vërtetonte vet Justin. Ai ka preferuar që fjalët e zemrës t'i rreshtojë në një dedikim që i ka mahnitur të gjithë. Siç duket, martesa mes të dyve nuk është larg në horizont, përkundrazi ndoshta shumë shpejt do të kemi një dasmë tjetër VIP.
Siç duket Justin e ka marrë shumë seriozisht pasi nuk i ka propozuar thjesht Haileyt, por i paska kërkuar dorën babait të saj, ashtu siç e do tradita. Të paktën kështu shprehet TMZ të cilët shkruajnë se ata janë takuar disa javë më parë dhe i kanë bërë gjërat zyrtare.