Një postim i reperit shqiptar Noizy për Lek Plepin mbrëmjen e djeshme, ka acaruar këtë të fundit. Plepi është hakmarrë ndaj Noizyt përmes një video në “Instagram”, ku i dedikon një diss.
Mirëpo, Noizy ka sqaruar Plepin se në fakt ai e ka keqkuptuar postimin dhe se ndaj ti ka vetëm dashamirësi. Reperi ka ripostuar videon, duke thumbuar të gjithë kundërshtarët e tij se deri më tani ky është diss-i më i mirë që i është bërë.
E më pas postoi në instastory profilin e Lek Plepit ku ftoi ndjekësit e tij t’i bëjnë “follow” për të arritur 40 mijë ndjekës, dhe e dini çfarë ndodhi? Në vetëm 2 orë, Lekës iu shtuan rreth 2600 ndjekës. Janë goxha, jo pak.