Së fundmi Melinda dhe Gjiko publikuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “X5”. Në rrjet u përfol se pjesa e Melindës ishte thumb për Getinjon. “Pretty motherfucker”, këndon ajo, mirëpo një nofkë të tillë reperi e ka të shkruar në profilin e tij të Instagramit. Pas publikimit të këngës, Getinjo publikoi një video ku bënte sikur po e merrte lemza, me nënkuptimin që dikush e kishte përmendur.
Kështu, të gjithë po ndanin të njëjtin mendim: që kënga ishte një diss! Mirëpo së fundmi Getinjo ka folur për herë të parë dhe ka sqaruar se rreshtat e Melindës nuk janë për të. Ai ka publikuar një foto të tij në Instastory krahas së cilës ka shkruar: “Qetësohuni, s’e ka pas për mu!”.
Megjithatë, nuk ka vonuar as reagimi i vetë Melindës. Nëpërmjet një Instastory reperja shkruan se kënga nuk është ‘diss’ për askënd dhe se nuk duhen keqkuptuar gjërat.
“Kisha dasht me sqaru që kënga X5 nuk është diss ndaj askujt. Nuk ka nevojë me u keqkuptu asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese për të gjithë. Shkojmë për dy milionë sot”.