Arbana Osmani, moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, bëri të gjithë ndjekësit e saj konfuzë me postimin e fundit në Instagram. Krahas një fotografie ku shihet teksa pozon e qeshur, Arbana shkroi: “Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”.
Ishte pikërisht kjo deklaratë e cila bëri që fansat të ishin në mëdyshje, nëse ajo po largohej nga televizioni ku ka punuar prej vitesh, apo thjesht janë ditët e fundit të sezonit.
Por pasi i hodhëm një sy komenteve në këtë postim, nga përgjigjet e Arbanës u kuptua se ajo thjesht do të shkojë për pushime.