INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘I bie fyellit në një vrimë’, Rama: Raporti i KE-së rrëzon broçkullat e opozitës

‘I bie fyellit në një vrimë’, Rama: Raporti i KE-së rrëzon broçkullat e opozitës

Publikuar më: 11:35 30-05-2019

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Kreu i qeverisë, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se është gati për dialog me opozitën, por zgjedhjet nuk shtyhen.
“Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por s’kemi gatishmëri për tyë negociuar kushtetutën me një ligj thememlor. Ne sot nuk i përkasim partive, nuk negociojmë legjitimetin për vazhdimësinë e këtij parlamenti . Mes rekomandimit pa kushte dhe vendimit politik të BE, partive u takon që të jenë bashkë, mjafton të shohësh reagimet e opiztës rrugore duket se nuk ka asnjë vullnet . Nuk e duan as zgjerimine Europes as celjen e e negociatave. Eshte për të ardhur keq sepse negociatat nuk janë të një partie. Opozita do ta kthejë procesin e integrimit në peng të axhendës së brendshme politike”.

Kryeministri tha se opozita i bie fyellit në një vrimë dhe se raporti rrëzon deklaratat e opozitës për reformën në drejtësi.

“Dua të theksoj se raporti i KE është raporti më i besueshëm ndërkombëtar dhe hedh poshtë çdo pretendim dhe çdo përpjekje për ta treguar reformën në drejtësi si dështim. Jemi të vetëdijshëm për problemet ,por krenar për arritjet. Të gjithë atyre që i binë fyellit në një vrimë për të bërë të njëjtën muzikë duke përsëritur broçkullat, sot mund të themi se në atë pasqyrë Shqipëria sheh se çfarë ka bërë dhe çfarë duhet bërë”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279