Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën në Dibër.
Rreth orës 10:15 të ditës së sotme policia është njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Peshkopi, se një fëmijë rreth moshës 6 vjeç është sjellë nga familjarët pa shenja jete në spital.
Nga konstatimet e para rezulton që në kokën e fëmijës ka pasur fraktura të rënda të cilat i kanë marr dhe jetën.
Sipas hetimeve të para rezulton që A.S. ne momentin e ngjarjes ka qenë tek shtëpia e dajës së tij në fshatin Blliçe-Dibër dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina e cila është shembur duke e goditur në kokë fëmijën 6-vjeçar.