INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bien masivët shkëmborë pranë shtëpisë, rrëfimi rrëqethës i gruas: Mendova vajzën, thash se ma zunë... [FOTO]

I bien masivët shkëmborë pranë shtëpisë, rrëfimi rrëqethës i gruas: Mendova vajzën, thash se ma zunë... [FOTO]

Publikuar më: 11:59 20-11-2018

Reshjet e shiut janë bërë shkak për rënien e një masivi shkëmbor nga mali i Torovicës në Lezhë.

Masivi shkëmbor ka rënë drejt një banese, por për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.

Copat e shkëmbit kanë ndaluar vetëm pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonte një tragjedi.
Pesë anëtarët e familjes, Përlleshi, në Torovicë të Lezhës të cilëve ju ranë gurët shpëtuan për mrekulli, por frika dhe paniku ka qenë i madh.

Gruaja e shtëpisë, Lina Perlleshi, flet duke qarë për mediat: "Kisha hallin e vajzës. Mendova se ma zuri brenda. Kur i pashë që më dolën në oborr, thashë s'ka gjë, vetëm shyqyr që më shpëtoi vajza. Nuk e kisha problem për veten as për burrin, vetëm kisha hallin e vajzës së vogël.

Ngjarja i riktheu në kujtesë tragjedinë e një viti më parë kur shkëmbi që u shkëput nga mali zuri poshtë makinën duke shkaktuar tre të vdekur. Njëra prej viktima ishte vajza e dajës së saj.

Lina Perlleshi: "Ne që atëherë jetojmë me frikë dhe tani e përjetojmë në shtëpinë tonë".

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfasues të Bashkisë Lezhë, të cilët panë nga afer situatën.

Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thotë se Bashkia i ka kërkuar prej kohësh qeverisë që të ndërhyjë në këtë zonë, pasi guret që bien nga mali janë një kërcënim serioz për jeten e banoreve.

gurettttt.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332