INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘I bleva, më keqkuptuan”. Sa e varur është Aurela Gaçe nga milionat e klikimeve? [VIDEO]

‘I bleva, më keqkuptuan”. Sa e varur është Aurela Gaçe nga milionat e klikimeve? [VIDEO]

Publikuar më: 17:09 19-05-2018

Këngëtarja aq e dashur Aurela Gaçe ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin e fundjavës ‘Një kat më lart’. Kënga e saj më e fundit ‘Të dua’ mori vëmendjen e bisedës që në nisje të ‘Një kat më lart’ teksa Aurela tregon se klipi i referohet stilit të shekullit të 18-të, pasi ajo është e dashuruar me atë periudhë.

‘Unë vesh këngën, jo Aurelën, se njërëzit keqkuptohen. Unë jam e dashuruar më atë periudhë, mahnitesha me kostumografinë, emocionet që shfaqeshin nëpër filma. Kishim disa ide, zgjodhëm këtë version që shikoni tani”.

E pyetur nga Ermali se si e shikon ajo tani klipin që është në transmetim , Aurela tregon se i pëlqen shumë pasi ishte e bindur për zgjedhjen finale që bëri. Po klikimet i shikon kengëtarja? A është edhe Aurela e varur nga to si shumë këngëtarë të tjerë? Mërzitet kur dëgjon ‘Lela e mirë e mirë po si ka 10 milion klikime’ e pyet Ermali.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

 

“Po të më kishte mërzitur do i kisha blerë. Po të kisha ndonjë problem me veten time do i kisha blerë. Javë për javë marrë nga njerëzit shumë dashuri. Më fal pse duhet ti ble? Jam shumë e përmbushur.”

Aurela tregon se ajo e ka pranuar që ka blerë klikime por edhë për këtë e keqkuptuan. Përse? Çfarë ndodhi? Zbuloni më shumë pas minutës së 6-të të intervistës ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816