Kryeministri Edi Rama ka reaguar për bllokimin e rrugës që i bënë qytetarët ndërsa ai ishte duke shkuar në Kukës. Mes tyre ishte dhe kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu.
“Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull [????] Oh ç'derexhe!”, shkroi Rama në rrjetet sociale.