Një zjarr ka rënë në një nga qelitë e burgun 313 në Tiranë. Mësohet se një të burgosur i ka vënë flakën qelisë së tij, pasi pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëset për të vënë flakët në kontroll. Gjithësesi flakët nuk kanë dëmtuar të burgosurin vetëm kanë shkrumbuar dyshekët e krevatit. Vetë Drejtoria e burgjeve thotë se situata pas disa minutash është vënë nën kontroll.