INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I burgosuri i sëmurë rëndë kërkon lirimin. Ja historia fatkeqe...

I burgosuri i sëmurë rëndë kërkon lirimin. Ja historia fatkeqe...

Publikuar më: 09:25 09-06-2016

Një i ri nga Maliqi që ndodhet i burgosur për vjedhje në burgun e Drenovës, ka mësuar se i është shfaqur një sëmundje e rëndë që i rrezikon jetën. 29 vjeçari M. Musollari ka mbetur dhe pa të afërm, pasi të gjithë i kanë ndërruar jetë. Ai ka folur mbi historinë e tij për Gazetën Shqiptare dhe ka treguar mbi fatin  e tij të keq. Musollari thotë se ka rënë në burg, pasi është detyruar të vjedhë për tu ushqyer se nuk kishte as punë as të ardhura. Ai është dënuar me 3 vjet, por teksa i ka mbetur dhe thuajse gjysma e dënimit për të kryer është përballur me një tjetër fatkeqësi dhe më të rëndë. Nga një vizitë në spitalin e burgut ka rezultuar se është prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Ja ç’thotë ai:

“Atë moment doja vetëm të hidhesha nga kati i dytë dhe të mbyllja sytë. (qan) Nuk dua ta bëj publike sëmundjen time, pasi kjo do të ishte një traumë tjetër për mua. Kam arsye të forta për të mos e bërë publike, sepse përveç meje preken edhe dy persona të tjerë, të pafajshëm. Pastaj askush nuk do të qëndronte këtu me mua. Sidomos këtu, ku jeta është luftë.
Ah sikur ta kisha familjen! Dy prindërit e mi kanë vdekur nga një sëmundje e rëndë. Edhe motra e vëllai u ndanë nga jeta po nga një sëmundje e rëndë. Unë s’kam askënd. Të afërmit e tjerë më kanë braktisur. Shokët më sjellin ushqime dhe veshmbathje këtu.
Sa mësova për sëmundjen kam kërkuar në gjykatë lirim me kusht për shkak të gjendjes sime të rënduar shëndetësore. Dy herë ma kanë refuzuar kërkesën, pasi sipas ekspertit mjekoligjor nga Tirana, nuk është e rrezikshme sëmundja ime. Kjo është vërtet qesharake, sepse nëse unë do e them publikisht sëmundjen nga e cila vuaj, do të shokohen të gjithë me këtë që thotë mjeku. Unë i kam ditët të numëruara. Do të luftoj deri në fund për të fituar lirinë, pasi nuk kam lekë të paguaj mjekun që më kërkoi të jepte firmën në gjykatë. Kam besim tek Ministri i Drejtësisë se do ta pranojë kërkesën time. I përgjërohem ministrit që të më plotësojnë dëshirën e fundit, që të shkoj dhe të jap shpirt në shtëpi e të prehem pranë prindërve të mi.”

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994