INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I buzëqeshur dhe i qetë Klement Balili del para Krimeve të Rënda

I buzëqeshur dhe i qetë Klement Balili del para Krimeve të Rënda

Publikuar më: 14:33 17-01-2019

Me fytyrë të buzëqeshur e të qetë, Klement Balili doli në kafazin e hekurt të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të mësuar masën e sigurisë ndaj tij.  Prokuroria lejoi vetëm disa minuta praninë e mediave, e më pas urdhëroi nxjerrjen jashtë për shkak të hetimeve. 

Seanca për vendosjen e Balilit nën masë sigurie filloi në orën 14:00, siç ishte lajmëruar. Prokuror i dosjes është Eneid Nakuci, gjyqtare Miliana Muça, nbdërsa avokatët  janë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi.

Organet e drejtësisë do të hetojnë e gjykojnë Balilajn për akuzën e "Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal", "Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal, “Refuzim për deklarimin e pasurisë", dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891