Ka qenë një ulje e vështirë ajo e avionit të “Turkish Airlines”, sot në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Avioni ka pasur probleme në uljedhe këtë e vërtetojnë edhe disa foto në të cilat duken gomat e avionit, të cilat gjatë fërkimit me pistën kanë pësuar çarje. Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Ndërkohë që është anuluar fluturimi i radhës deri në ndërrimin e gomave.