INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I cilësoi shqiptarët terroristë, shkarkohet ministri serb

I cilësoi shqiptarët terroristë, shkarkohet ministri serb

Publikuar më: 13:26 09-04-2019

Shkarkohet nga detyra ministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq i cili në një deklaratë i konsideroi shqiptarët terroristë.

Në një postim në rrjetin social facebook, Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj u shpreh se në qeverinë e tij nuk do të tolerohet asnjë lloj fyerje.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministri i kishte quajtur quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e kishte quajtur të trilluar.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932