Nuk kishte ndodhur më parë në vendin tonë që një spikere të japë lajmet topless, e veshur vetëm me një xhaketë dhe kjo tabu u thye nga Enki e “Zjarr Tv”. Ajo u kthye menjëherë në një nga femrat më të komentuar në vendin tonë, jo vetëm për mënyrën se si dilte në TV, por edhe me pozat në Instagram.
Ndonëse tani Enki nuk punon më tek "Zjarr tv", Enki vazhdon të jetë e famshme e madje së fundmi ka marrë famë edhe jashtë vendit ku mediat e huaja kanë shkruar për të.
"Fotografitë e saj të fundit e tregojnë atë me pushime, midis detit dhe vendasve. Enki e bukur nuk ndalet së kapuri vëmendjen për format e saj bujare dhe gjithashtu për rrobat gjysmë të zhveshura: si për të thënë, ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron", shkruan cronacaqui.it ndër të tjera.