Tea Trifoni është një nga ish konkurrentet e emisionit “Përputhen.” Ajo ishte më e pëlqyera nga publiku deri në momentin që në rrjet dolën fotot e saj ku puthje me një tjetër ish konkurrent Beartin. Tea është komentur pafund në mediat rozë për mashtrimin e saj së bashku me Andi Shehu, të cilët u shtirën si çift.
Pasi fansat kuptuan të gjithë historinë, vijuan të mos e ndiqnin më në Instagram ku numëronte mbi 500 mijë ndjekës. Instagrami i saj është mbyllur nga fansat të cilët si duket e kanë ndëshkuar në këtë mënyrë Tean.
Mirepo që historia të bëhet pak më e bukur, por edhe për të treguar mbështetjen e tij të pakondicionuar ndaj Teas, Bearti ka ndarë së fundmi një ‘Instastory’ një pikturë të një vajze që po shijon qershi. Piktura mban firmën e Teas, e cila duket se e ka realizuar vetë, ndonëse këtë talent nuk e shfaqi sa ishte brenda ‘Përputhen’. Nuk e dimë nëse kjo krijimtari ka ardhur si pasojë e kohës së vështirë që Tea po kalon apo ka qenë një pikturë e realizuar më parë që tani ka përfunduar në duart e Beartit.