Pas një mungese të gjatë në muzikë ajo ka menduar të rikthehet me zhurmë. Këngën e re e kishte publikuar më parë ndërsa tani i ka realizuar edhe klipin. Linda Halimi ka sjellë për publikun shqiptar një klip mjaft provokues ku shfaqet bashkë me një modele bionde, me të cilën dhuron disa momente shumë të nxehta.
Puthje pasionante dhe prekje janë detajet e nxehta që shoqërojnë klipin i cili u komentua shumë.
Pas kritikave të shumta që mori në lidhje me këto skena, në një intervistë për “Panorama Plus”, Linda ka treguar se zgjodhi një prezantim të tillë në klipin e saj, thjesht sepse donte të provonte diçka të re.
“Thjesht sepse doja të provoja diçka të re. Në jetë ne rritemi, zhvillohemi, eksperimentojmë, provojmë gjëra të reja. Sepse do të ishte monotoni e madhe nëse do të bënim të njëjtat gjëra gjithmonë. Dhe unë jam e bekuar që çdo ditë kam mundësinë të bëj gjëra të reja”,- ka thënë ajo duke qeshur.
Në këtë intervistë Linda ka treguar se kjo këngë është një sensibilizim për komunitetin “LGBT”.