INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dashur i Biles kundër Zac Efron: Të dukem budalla? Larg duart nga vajza ime! [FOTO]

I dashur i Biles kundër Zac Efron: Të dukem budalla? Larg duart nga vajza ime! [FOTO]

Publikuar më: 09:59 18-08-2016

Zac Efron thjesht e puthi në faqe atleten Simone Biles, por duket se ishte një veprim i pamenduar mirë.

I dashuri i atletes që fitoi medalje të artë nuk e mori dhe me aq sportivitet dhe nuk humbi kohë për t’i sqaruar punët me aktorin hollywoodian. Gjimnasti olimpik brazilian, Arthur Mariano, postoi një foto ku po mbante në krahë bukuroshen 19 vjeçare, por mendjen duket se e kishte gjetkë. Ai në mbishkrim bëri një paralajmërim të qartë: “Zac Efron, të dukem budalla? Larg duart nga vajza ime sepse une e pashë atë i pari”. Ndoshta tani Zac do të mendohet dy herë para se të puthë vajzën tjetër që takon në rrugë. Edhe pse duket se as Mariano nuk është treguar i vëmendshëm sa duhet, pasi "vajzës së tij" duket se nuk i ka ardhur aspak keq, madje e ka puthur mbrapsht. Ouch!

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158