Kaloi ditë të vështira, por mesa duket ka ardhur koha që Selena të vazhdojë sërish jetën e saj normale. “American Music Awards”, ka qenë shfaqja e parë në të cilën Selena Gomez merr pjesë që prej transplantim të veshkës.
Mesa duket bashkimi me Justinin e ka motivuar sërish, pra po thoja që përveç ndryshimeve që ajo ka bërë në jetën e saj së fundmi, ajo ka ndryshuar edhe lukun e saj. Është bërë bionde! Është për tu thënë se modeli i ri i flokëve i shkon shumë dhe e bën të dukët më e ëmbël.
E veshur me një fustan të zi prej lëkure, Selena ka performuar hitin e saj më të ri të quajtur ‘Wolves’ duke marrë gjithashtu çmimin e ‘Artistes më të mirë femër’ për vitin 2016-të.
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: