INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'I dashur...' Khloe Kardashian sapo bëri dedikimin më epik për Tristian Thompson!

'I dashur...' Khloe Kardashian sapo bëri dedikimin më epik për Tristian Thompson!

Publikuar më: 14:30 18-04-2019

Ajo nuk ishte shumë e afërt me ish-partnerin Tristan Thompson gjatë festës së 1-vjetorit të True.

Dhe disa ditë pas ditëlindjes së parë të vajzës së tyre, Khloe Kardashian bën një dedikim në Instagram duke hedhur “kunja” drejt ish-it.

Ajo postoi një foto në cilën shkruhej një shprehje shumë interesante për meshkujt:
“I dashur mashkull. Mbylli sytë. Imagjino që ke një vajzë. Imagjino që ajo është e lidhur me një mashkull si ti. A qeshe? Jo. Atëherë ndrysho”.

Postimi duket sikur i dedikohet Tristan dhe sjelljes së tij të pahijshme. Kujtojmë se Tristan-it iu zbuluan publikisht dy tradhtitë: e para e ndodhur në prill, dy ditë para se të lindte Khloe dhe e dyta në shkurt, ku ishte e përfshirë shoqja e Kylie Jenner, Jordyn Woods.

hyeh.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611