Dihet tashmë që Dua Lipa prej kohësh është në një lidhje me djalin quajtur Isaac i cili e shoqëron atë nëpër koncerte, përfshirë edhe ato që zhvilloi në Kosovë dhe Shqipëri.
Duke qenë çift, ata i dinë pothuajse gjithçka njëri-tjetrit, por ka momente kur ndonjërin prej tyre e tradhton sinqeriteti apo pakujdesia duke i nxjerrë të fshehtat partnerit. Diçka të tillë e ka bërë edhe Isaac i cili teksa e ka uruar këngëtaren për ditëlindje, ndër të tjera i ka thënë: ‘Urime ditëlindjen bukuroshe. Më në fund ne mund të frekuentojmë New York-un dhe Los Angeles-in pa u shqetësuar për kartën tënde fallco të identitetit. Të dua, Dua’ “ E morët vesh?