Jonida Maliqi ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin "Xing me Ermalin".
Ndër lojërat dhe skeçet e shumta me Ermalin, këngëtarja është bërë pjesë e një loje interesante ku duhet të zgjidhte një personazh të njohur të cilin mund ta kishte në krah.
Pas disa fytyrave të njohura publike, Jonida mbeti në fund me dy aktorët e njohur Brad Pittin dhe Tom Hardyn. Këtu zgjedhja për të ishte e vështirë por Olimpia i sugjeroi të zgjidhte Tomin duke u shprehur: Merr Tom Hardyn, është dhe i ri, e ke alamet djali”.
“Shih si bën kjo sikur e ka pasur”, tha Ermali për Olimpian duke shkaktuar shumë të qeshura.
Në fund Jonida zgjodhi Tom Hardyn dhe Ermali tha: “Jonida zgjedh të dashurin e Olimpias” duke i bërë sërish të qeshin të gjithë.