INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'I dashuri i përsosur' e dhunon për 9 orë. Vajza shpërndan fotot e lëndimeve të tmerrshme

'I dashuri i përsosur' e dhunon për 9 orë. Vajza shpërndan fotot e lëndimeve të tmerrshme

Publikuar më: 14:11 15-10-2018

Një veterane e guximshme e ushtrisë ka treguar se si ishte rrahur dhe përdhunuar nga i dashuri xheloz i saj. Ai e kërcënoi atë me thikë gjatë një eksperimenti dhune që zgjati nëntë orë. Ajo hoqi dorë nga anonimiteti i saj për të folur përpara seancës së dënimit të Stephen Graham për përdhunim dhe sulm në Gjykatën e Lartë në Edinburg që do të mbahet ditën e martë. Carin, 29 vjeç, e cila kërkoi të fliste me mbiemrin e saj, e përshkroi abuzimin e tmerrshëm fizik dhe seksual që vuajti në duart e tij dhe tha se e kishte lënë atë me ndjenja "të thyera" dhe me shpirt të vrarë. Ajo e takoi së pari Grahamin, nga Glenrothes, Fife, në shkollën e mesme para se të lidhej me të vite më vonë pasi u kthye nga shërbimi ushtarak. Ai e mbajti fshehur ‘anën e tij të lig’ dhe ajo u magjeps pas sharmit të tij. Kjo ndodhi para se ai të fillonte një fushatë të tmerrshme të abuzimit. Ajo tha se gjashtë javët e para çifti ishte "i përsosur". "Në kokën time, kjo ishte marrëdhënia më e mirë që kisha pasur ndonjëherë. Mendova se e kisha gjetur atë. Ne qeshnim gjithë kohën dhe nuk kemi debatuar as edhe një herë. Por kur mora banesën time, marrëdhënia filloi të shkonte drejt greminës. Ai ishte shumë xheloz dhe nuk donte që unë të kisha miq, madje edhe në mediet sociale. Doja të zbusja shqetësimet e tij kështu që gjithmonë e merrja telefonin tim dhe e hapja në sy të tij, kështu që ai të mund të shihte se çfarë po bëja”-rrëfen ajo. "Unë kam qenë në ushtri për shtatë vjet si një mjeke në vijën e frontit, duke kam rrezikuar jetën dy herë në Afganistan” tha Carin.

i_dashuri.jpg"Kam kaluar shumë dhe kam parë shumë, por mendja ime është trajnuar për t'u marrë me këtë. Pas kësaj ndodhie, unë u thyeva. Me pak fjalë isha fshehur. Nuk më ka mbetur asgjë. Nëse dikush do të më jepte një pilulë për t'i dhënë fund jetës unë do ta kisha marr. Kam kaluar nëpër ferr por kam mbijetuar. Tani unë mund të shoh qartë se sa mirë ai po më manipulonte dhe më sillte rrotull”-rrëfen punonjësja e ushtrisë. Carin përfundimisht e rrëmbeu guximin për t'i treguar atij se nuk mund të ishte më në jetën e tij dhe u largua. "Kur kjo ndodhi, unë mendoj se e kam ndëshkuar veten sepse nuk mund ta ndihmoja, mendoja se çfarë kisha bërë keq që e bënte atë të vepronte në këtë mënyrë”- tregon ajo. Carin tregoi se si Graham, 29 vjeç, në shtator 2017 shkoi në shtëpi dhe e kapi atë për fyti dhe e hodhi nëpër dhomën e ndenjes ndërsa po përgatitej për të shkuar në kolegj.

e_dhunuar.jpg

Ajo përfundimisht arriti të ikë para se të thërriste policinë që e arrestoi atë. Pavarësisht se u arrestua në paraburgim, ndikimi i tij mbi viktimën ishte ende i fortë dhe Carin shkoi për ta vizituar në burg ku ai e kishte lutur që ta falte. “Ai tha se kurrë nuk do të më lëndonte përsëri dhe po qante si një fëmijë.Vetëm mbaj mend gjithë dashurinë që ai më kishte treguar më parë. E kisha dashur atë që tani vepronte dhe sillej vrazhdë"-tha Carin. Abuzimi i Graham vazhdoi edhe prapa hekurave, ajo u bombardua me zëra abuzivë dhe telefonata. Kur u lirua në dhjetor të vitit 2017, çifti u ribashkua pak para se dhuna e Graham të shfaqej përsëri disa ditë më vonë dhe ata u ndanë.
Në shkurt 2018, ajo kishte festuar një natë me miqtë para se ajo të sulmohej jashtë banesës së saj në Markinch. U zgjua, e trullosur dhe e hutuar në shtrat në dhomën e Graham. Ai pastaj e nënshtroi atë me një përvojë të tmerrshme nëntë orësh, ku e mbajti të bllokuar, e kërcënoi me thikë dhe e rrahu në mënyrë të përsëritur, para se ta përdhunonte.
"E dija nëse ai do të më kapte duke u munduar të shpëtojë, ai do të më vriste. Unë mund të dëgjoja rrahjen e zemrës sime, as nuk e mbaj mend mbylljen e derës, mendoj se isha në shok"-rrëfeu ajo. Carin 

e_dhunuar_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547