Ish princesha e muzikës pop është shfaqur më në fund publikisht me të dashurin e saj të ri në një darke “private” në Los Angeles.
Britney ishte përfolur gjatë se shoqërohej me modelin Sam Asghari që nga video e saj “Slumber Party”, por tashmë duket se ka vendosur të konfirmojë gjithçka. Bukuroshja 35 vjeçare është pikasur duke shijuar një darkë romantike me Sam, ndërkohë që nuk mund të fshihte buzëqeshjen dhe lumturinë përkrah të dashurit të sa të ri. Ashtu siç është përfolur gjerësisht, mendohet se dyshja janë takuar gjatë xhirimit të videos shumë të nxehtë të këngës më të rë të Britney, “Slumber Party”. Dhe festa duket se ka vazhduar edhe kur kamerat janë fikur...