Nuk do ta besoni si është ky tipi!
Alex Rodriguez përshkruhet si një tradhëtar serial që angazhohet në treshe dhe seks të egër, të paktën këtë pretendojnë femrat që kanë qenë me të përgjatë 6 viteve të fundit. Në një intervistë për National Enquirer, Lauren Hunter hapi thesin duke treguar marrëdhënien me ish të dashurin e saj, yllin e bejsbollit, për të cilin thotë se e tradhëton edhe Jennifer Lopez-in. Madje ajo ka shtuar detaje të forta duke thënë :“Nuk mendoj që është i tërhequr seksualisht nga ajo, pasi në shtrat me të me siguri më imagjinon mua”. Hunter shton se ylli 41 vjeçar i bejsbollit pëlqente gjëra shumë të çuditshme në seks, të cilat nuk do ia bënte çdo lloj femre. Maratonave 12 orëshe të seksit i shtoheshin edhe treshet, dhe në këto kushte duket se nuk ka asnjë mundësi që të ketë sy dhe “shtrat” vetëm për bukuroshen latine.