INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dashuri i ri i Rita Ora-s është...gej!

I dashuri i ri i Rita Ora-s është...gej!

Publikuar më: 17:22 18-01-2016

Më mirë syri se sa nami thotë një shprehje e urtë popullore, dhe në këtë rast ajo vlen shumë për Rita Ora-n.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila është përfolur shpesh për lidhjet e shumta me meshkuj, është bërë sërish kryefjalë e mediave rozë. Kjo pasi bukuroshja është fotografuar për dore me stilistin Vas J Morgan teksa largohej nga clubi "On The Rox" në Hollywood, mbrëmjen e së dielës. Të kapesh për dore për ne shqiptarët do të thotë shumë, por ja që kësaj here mediat nuk kanë qëlluar në shenjë, përkundrazi. 

Mashkulli përkrah Rita Ora-s njihet si një ndër miqtë e saj më të mirë, i cili në rastin konkret po ndihmonte artisten të qëndronte mbi taka pasi kishte pirë disa gota. Pa harruar faktin se Vas J Morgan doli para pak kohësh hapur në lidhje me seksualitetin e tij, duke deklaruar se ishte homoseksual. Hmm...të ketë ndryshuar vallë mendje kaq shpejt?! Hidhini një sy videos mëposhtë për të kuptuar më shumë!

Article Logic
Execution time: 0.0037741661071777