Rike Roçi është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë shqiptare. Ish-banorja e "Big Brother Albania" që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me format perfekte trupore dhe pamjen. Rike ka qenë shumë e komentuar për jetën private dhe shpesh herë është aluduar se ajo ka qenë e lidhur me disa nga personazhet e njohur shqiptar, por ajo i ka mohuar këto zëra dhe jetën e saj private e ka mbajtur hermetike.
Por ditën e sotme bukuroshja shqiptare ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto të NJË mashkulli dhe ka bërë një shkrim romantik: “Po, jam në dashuri”.
Teksa të gjithë menduam se ajo prezantoi partnerin në postimin që më pas e fshiu, "Iconstyle" zbulon se në fakt mashkulli në foto është presidenti i lëvizjes “5 Stelle” në Itali, Luigi di Maio, të cilit Rike e paska qejf pasi e ka publikuar edhe në Instastoryn e saj.