Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila numëron shumë hite në repertorin e saj. Ajo ka marrë rrugën drejt Neë York-ut, ku po provon të ndërtojë karrierën e saj ndërkombëtare atje dhe ka debutuar në tregun e huaj me këngën “Four Seasons, klip në të cilin mori pjesë edhe reperi i njohur French Montana.
E pasi futi rrënjët në tregun e huaj, revista e njohur “Harper’s Bazaar” realizoi një intervistë me të dhe Dafi po e shijon suksesin në maksimum. Ajo së fundmi po zhvillon disa koncerte në SHBA, ku në disa prej tyre do performojë me Noizyn.
Por në koncertin e fundit ka patur një të ftuar special, të dashurin e saj.
E kthyer me shpinë nga kamera, duke performuar për publikun, Duffye nuk i ka kursyer fjalët. “Zemra ime më rri gjithmonë në krahë. Ëndrrat e çdo çifti”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa kuptohet se foton e ka realizuar i dashuri i saj. E mesa kuptojmë, Zeqiri po e shijon në maksimum romancën me partnerin aktual.