INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dashuri juaj gërrhet dhe nuk po duroni dot më? Ja ç'të bëni

I dashuri juaj gërrhet dhe nuk po duroni dot më? Ja ç'të bëni

Publikuar më: 19:30 08-07-2018

Gërrhitja është një zakon që ndodh pa vetëdije dhe gjithmonë bezdis partneren ose këdo që keni në dhomë.

Besojeni ose jo ekzsitojnë disa truqe shumë të thjeshta që ky problem të zgjidhet. Nëse i tentoni sigurisht që në mos njëra, tjetra do japë rezultat.

Bëhuni gati:

-Ndërroni pozicionin e fjetjes.

Pozicioni i vjetër ju sjell një komfort të tepruar dhe në këtë mënyrë ju e lëshoni trupin në një gjendje të pakontrrolluar që ju udhëheq drejt një gjumi të thellë.

-Humbisni peshë.

Nëse jeni i dobët atëherë gërrhitja nuk vjen si pasojë e peshës suaj por nëse kohët e fundit keni shtuar ca kilogramë dhe keni filluar të gërrhisni ndryshe nga zakonisht, kjo do të thotë që ky problem është shkaktuar nga kjo gjë.
Pesha e fituar,sidomos në zonën e qafës,shtyn presion në fyt gjë që sjell edhe gërrhitjen.

-Pini më pak alkool dhe më shumë ujë.

E çuditshme por relaksimi i muskujve sjell gërrhitje gjithashtu. Dhe gjendja e muskujve kalon në relaksim 2 herë më shumë se zakonisht nëse keni konsumuar alkool 4 orë para gjumit.
Nga ana tjetër uji njihet për funksionin e mirë të hidratimit.Do të ndihmojë që fluidet në sinuset tuaja mos jenë ngjitëse, gjë që shkakton më shumë gërrhitje.

-Ndërroni jastik.

Rekomandohet që jastiku të ndërrohet një herë në 6 muaj për arsye mikrobesh.Sado qe t’i lani e ti mirëmbani, përsëri kanë mikrobe që shkaktojnë alergji, e kjo e fundit përsëri sjell gërrhitje.

-Konsumoni çdo gjë që përbman mente.

Rrugët e frymëmarrjes do të jenë më të pastra dhe më të lira e në këtë mënyrë problemi juaj do të shmanget shumë lehtësisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664