Ju dhe partneri juaj doni të dini gjithçka rreth njëri-tjetrit. Ju njihni ushqimet e preferuara, filmat, alergjitë dhe prejardhjet familjare. Ju e doni njëri-tjetrin plotësisht, por ku është vija ndarëse e respektimit të privatësisë ndaj njëri-tjetrit? Për shembull, nëse partneri yt dëshiron të shkëmbejë fjalëkalime, por ju nuk doni, kjo mund t'ju vërë në një pozitë të vështirë. Në fund të fundit, është telefoni juaj, Instagrami, llogaria juaj e postës elektronike dhe nuk keni asgjë për të fshehur. Pse duhet të ndani fjalëkalimet?
Nëse kundërshtoni rreth kësaj gjëje, mund të jetë e vështirë të gjeni një lloj toke të përbashkët. Një mënyrë e mirë për të filluar është të përpiqeni të kuptoni arsyen pse partneri juaj dëshiron ta marrë këtë hap. "Dëshira për të shkëmbyer fjalëkalime mund të nënkuptojë një shumëllojshmëri të gjërave për të dy partnerët, si një simbol i afërsisë dhe rritjes në një marrëdhënie", thotë dr. Benjamin Ritter, themelues i Live for Yourself Consulting dhe Supplement Breakup. "Nëse çështja bazohet në një dëshirë për afërsinë, atëherë ekzaminojeni atë dhe kuptojeni se si mund të bëni kompromis në një mënyrë që është kuptimplote për partnerin tuaj dhe mbron dëshirën tuaj për këtë veprim".
Por, Dr. Ritter thotë gjithashtu se dëshira e tyre për të shkëmbyer fjalëkalime "mund të nënkuptojë gjithashtu mungesën e besimit dhe dëshirën për të përgjuar". Ai vazhdon duke thënë, "Nëse çështja bazohet në besim, atëherë do të duhet të kuptosh se ku ka rrjedhje dhe të diskutosh se si ta rindërtoni atë besim, gjë që mund të përfshijë edhe dhënien e fjalëkalimeve". Nëse mendoni se partneri juaj do fjalëkalimet tuaja, sepse ai nuk ju beson, kjo është diçka serioze për t'u marrë në konsideratë, thekson trajnerja e takimeve, Erika Ettin . "Është e rëndësishme të mos përhapni përvojat e kaluara në një partner të ri, por të punoni nëpërmjet tyre (me ndihmën e një terapisti të mirë)," thotë ajo, sipas revista class. Pra, në vend që të ndiheni menjëherë të lënduar ose të ofenduar nëse ndjeni që partneri juaj nuk ju beson, përpiquni të punoni me të, sepse nuk i ke dhënë arsye për të besuar të kundërtën. Ndoshta kjo shenjë tregon se ai kërkon të jetë edhe më shumë i lidhur me ty, duke pasur kontrroll mbi gjithçka në jetën tënde.
Pas dëgjimit të arsyeve dhe shpresojmë që të kuptoni mirë se nga vijnë ato, është rradha e tyre për t'ju dëgjuar. Tregojini se si ndiheni për shkëmbimin e fjalëkalimeve dhe arsyet tuaja për mosdërgmin e tyre. Ju mund të shpjegoni se kjo është diçka private, që nuk dëshironi ta ndani me të tjerë. Në fund të ditës, nuk keni asnjë detyrim t'i jepni askujt fjalëkalimet tuaja nëse nuk ndiheni rehat. Nëse partneri juaj ka çështje më të thella të besimit në marrëdhënien tuaj, kjo është një bisedë plotësisht e veçantë. Por, nëse ata thonë se vetëm duan të ndjehen më të lidhur me ju, sigurohuni që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë për ju privatësia dhe të mendoni për mënyra të tjera që ju mund të ndiheni të lidhur, çka nuk përfshin dhënien e atyre akseseve të tilla personale.